Serbia iu kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Autoritetet serbe iu kanë kërkuar qytetarëve që ndodhen në Iran të largohen sa më shpejt për motive sigurie.

Burimi: Newsmax Serbia

15.01.2026. 20:38

Serbia iu kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani

Serbia i është bashkuar listës së shumë vendeve që tashmë iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Republika Islamike e Iranit.

Protestat e dhunshme të ditëve të fundit dhe kërcënimet për sulme nga SHBA, kanë bërë shumë vende që të kërkojnë largimin e qytetarëve të tyre për motive të qarta sigurie.

Ministria e Jashtme serbe gjithashtu iu ka kërkuar dhe qytetarëve që kanë planifikuar një udhëtim në Iran ta shtyjnë për një kohë tjetër.

Protestat në Iran nisëm më 28 dhjetor për shkak të problemeve ekonomike dhe më pas u shndërruan në kërkesa për ndryshime politike.

Grupi amerikan i të drejtave të njeriut HRANA konfirmon vdekjen e 2,571 personave deri më tani gjatë protestave në Iran.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)