Një i ri shqiptar është bërë protagonist i një ngjarje të dhunshme, të ndodhur në qytezën e Pylos, në Greqi.
Siç mediat helene raportojnë 25-vjeçari me origjinë shqiptare e goditi dhunshëm berberin ku sapo ishte qethur, për shkak se nuk i kishte pëqlyer mënyra si ai ia kishte prerë flokët.
Sipas dinamikës së ngjarjes publikuar nga Protothema, 25-vjeçari shkoi në dyqanin e një berberi 51-vjeçar, ku ishte qethur mëngjesin e po asaj dite, e fyeu dhe e sulmoi me një shkop gome, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Përveç kësaj, gjatë largimit të tij, ai shkaktoi dëme edhe në automjetin e 51-vjeçarit.
Pas ngjarjes, shqiptari u arrestua nga oficerët e Departamentit të Policisë Pylos-Nestor pasditen e djeshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)