Mes tragjedisë dhe çmimit top sekret, vila e Gene Hackman shitet brenda 8 ditëve

Trupat e çiftit u gjetën më 26 shkurt 2025 në rezidencën e tyre në Santa Fe, në shtetin e New Mexico, brenda një lagjeje ekskluzive rezidenciale me siguri të lartë.

19.02.2026. 20:07

Mes tragjedisë dhe çmimit top sekret, vila e Gene Hackman shitet brenda 8 ditëve

Është shitur brenda tetë ditësh vila e aktorit legjendar Gene Hackman, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa humbën jetën. Një negociatë tepër e shpejtë që ka surprizuar tregun imobiliar dhe ka shtuar kuriozitetin rreth shumës reale të paguar, e cila mbetet e mbuluar nga misteri.

Trupat e çiftit u gjetën më 26 shkurt 2025 në rezidencën e tyre në Santa Fe, në shtetin e New Mexico, brenda një lagjeje ekskluzive rezidenciale me siguri të lartë. Prona ishte nxjerrë në shitje nga trashëgimtarët me një çmim fillestar prej 6,25 milionë dollarë.

Shitja u menaxhua nga agjencia prestigjioze “Sotheby's International Realty”, e cila organizoi vizitat dhe mblodhi ofertat. Rreth dhjetë blerës potencialë e vizituan pronën para se të mbërrinte oferta vendimtare. Detaji më intrigues? Çmimi përfundimtar nuk është bërë publik.

Në New Mexico, ligji nuk e detyron publikimin e shumës reale të transaksioneve imobiliare. Kjo ka nxitur spekulime: a u pagua e gjithë shuma e kërkuar apo çmimi u ul? Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Sipas agjentit që ndoqi procesin, historia dramatike e lidhur me vilën nuk i ka dekurajuar të interesuarit. Asnjë prej vizitorëve nuk është shfaqur i shqetësuar nga ngjarjet që shënuan këtë banesë. Hackman, fitues i dy çmimeve Oscar dhe bashkëshortja e tij, u gjetën të pajetë në zona të ndryshme të shtëpisë. Sipas raportimeve, Arakawa ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje respiratore të transmetuar nga brejtësit, ndërsa aktori vuante nga Alzheimer. Ai dyshohet se ndërroi jetë rreth një javë më vonë, për shkak të komplikacioneve kardiake.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)