I theu hundën të dashurës, arrestohet sërish reperi italian Baby Gang

Baby Gang po hetohet për herë të parë edhe për keqtrajtim dhe sulm të rëndë ndaj partneres së tij, një 22-vjeçare italiane.

Burimi: TGCOM

17.03.2026. 14:03

I theu hundën të dashurës, arrestohet sërish reperi italian Baby Gang

Reperi i famshëm italian Mouhib Zaccaria, i njohur në botën e artit si ‘Baby Gang’, është arrestuar përsëri. Karabinierët nga komanda provinciale e Lecco-s ekzekutuan disa urdhër-arreste dhe kryen kontrolle të shumta që përfshinin Baby Gang dhe gjashtë persona të tjerë të afërt me të.

Sipas raportimeve, reperi akuzohet për posedim të paligjshëm të armëve, grabitje dhe keqtrajtim të partneres së tij. Arrestimi i ri vjen vetëm disa ditë pasi ai u dënua më 4 mars me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për pranimin e mallrave të vjedhura dhe posedimin e një pistolete të paligjshme me numrin serial të hequr.

"Mjaft tani, vetëm muzikë", tha këngëtari pas vendimit në Pallatin e Drejtësisë në Milano.

24-vjeçari ishte arrestuar më parë më 11 shtator 2025. Arrestimi ndodhi si pjesë e një hetimi të koordinuar nga zyra e prokurorit të Lecco-s. Gjatë një kontrolli, oficerët gjetën një pistoletë të mbajtur ilegalisht me numrin serial të hequr në një dhomë hoteli në Milano.

Baby Gang po hetohet për herë të parë edhe për keqtrajtim dhe sulm të rëndë ndaj partneres së tij, një 22-vjeçare italiane. Gruaja e re dyshohet se "i nënshtrohej ngacmimit të përditshëm psikologjik dhe fizik, që kulmoi në një sulm gjatë të cilit burri e goditi vazhdimisht në fytyrë, duke i shkaktuar një thyerje të septumit nazal, përpara se ta dëbonte nga shtëpia".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)