Në të njëjtën kohë kur në Kryesinë e Kuvendit nisi mbledhja e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Partia Mundësia nisi protestën e saj. Përfaqësues dhe mbështetës u mblodhën përpara Kryesisë me pankarta dhe thirrje kundër mazhorancës dhe opozitës tradicionale, duke e cilësuar procesin si një marrëveshje politike mes dy forcave kryesore politike.
Gjatë protestës janë shënuar momente tensioni, ku kryetari i “Mundësia”, Agron Shehaj, është përfshirë në një përplasje verbale me efektivët e sigurisë. “Skandal! Pse më shtyni?”, ankohej Shehaj, që ndër të tjera akuzoi PS-në dhe PD-në për një “pazar politik” lidhur me çështjen Balluku.
Situata u tensionua për disa minuta, por nuk u regjistruan përplasje fizike apo ndërhyrje më të forta nga ana e forcave të rendit. Protestuesit i kërkuan Kuvendit të mos pengojë drejtësinë dhe që kërkesa e SPAK të trajtohet pa ndërhyrje politike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)