Për herë të parë në Shqipëri, krijohet Shoqata e Prokurorëve

Struktura e re përfaqësuese në sistemin e drejtësisë do të drejtohet në mandatin e parë nga prokurori Gëzim Spahiu.

24.12.2025. 22:53

Për herë të parë në Shqipëri, krijohet Shoqata e Prokurorëve

Për herë të parë në Shqipëri, është krijuar Shoqata e Prokurorëve të Republikës. Ajo u themelua në zbatim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pas një procesi të gjërë konsultimesh, në të cilin u përfshinë prokurorë nga të gjitha institucionet në vend.

Bëhet fjalë për organizatën e parë të këtij lloji që ngrihet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. Shoqata është themeluar dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, e pavarur dhe jofitimprurëse, duke vepruar brenda kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor që rregullon funksionimin e sistemit të Prokurorive në Shqipëri.

Synimi është që kjo strukturë të shërbejë për çështjet që lidhen me statusin profesional të prokurorëve, ushtrimin e funksionit të tyre, por edhe me problematikat dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Në mandatin e parë, kryetar i Shoqatës së Prokurorëve është zgjedhur Gëzim Spahiu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)