Vlorë, sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike

Ndaj pronares së marketit, shtetases 64-vjeçare me inicialet L. V. ka nisur procedimi penal.

31.12.2025. 10:26

Vlorë, sekuestrohen 691 copë lëndë piroteknike

Policia e Vlorës goditi një tjetër rast i tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, u konstatuan 691 copë fishekzjarrë, të cilat tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

Ndaj pronares së marketit, shtetases 64-vjeçare me inicialet L. V. ka nisur procedimi penal. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Aksioni është kryer në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit nga  Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)