Protesta e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë është shoqëruar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Sipas imazheve të transmetimit nga vendngjarja, forca të shumta policie kanë ndërhyrë duke shtyrë fizikisht protestuesit, në përpjekje për t’i larguar nga hapësira përpara Kryeministrisë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet që çuan në përshkallëzimin e situatës dhe përdorimin e forcës. Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke denoncuar se gjatë protestës persona të veshur civilë, të cilët sipas tij janë efektivë policie, kanë fotografuar protestuesit.
Lapaj ka shprehur shqetësimin se këto veprime mund të shërbejnë për identifikimin dhe arrestimin e tyre në vijim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)