Për shkak të motit të keq, reshjeve të shiut, borës dhe ngricave që kanë përfshirë vendin, Urgjenca Paraspitalore dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore 127 kanë vendosur gadishmëri të plotë operative në të gjithë Shqipërinë. Ekipet mjekësore në terren janë të angazhuara për të siguruar reagim të shpejtë dhe shërbim të pandërprerë ndaj çdo emergjence shëndetësore që mund të ndodhë për shkak të kushteve të motit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nëpërmjet agjencive që ka në varësi dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, po ndjek situatën në zonat e prekura. Ata janë të angazhuar për të siguruar funksionimin normal të qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore, duke ofruar kujdes shëndetësor pa ndërprerje për qytetarët.
Të gjitha ekipet shëndetësore janë në gatishmëri të plotë dhe janë angazhuar 24 orë në terren, duke ofruar shërbim të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm. Ministria e Shëndetësisë siguroi qytetarët se do të vazhdojë të mbajë prani të shtuar të personelit, që do të jenë në shërbim të tyre derisa situata të normalizohet plotësisht. Gjithashtu është bërë apel që qytetarët të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në zona me reshje intensive dhe vështirësi në terren.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)