Gjatë mbrëmjes së të premtes, në kilometrin e 34-t të “Rrugës së Kombit”, një trailer autobot që transportonte karburant, u përfshi nga flakët. Për shkak të lëndës djegëse, zjarri ishte i përmasave të mëdha.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të shumta të zjarrfikëses të Mirditës në vendngjarje, zjarri u vu nën kontroll. Kjo bëri që të parandaloheshin pasoja serioze dhe rrezikun e përhapjes së flakëve në sasinë e madhe të karburantit që po transportohej.
Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit vijojnë monitorimin e zonës për sigurinë e trafikut dhe parandalimin e çdo rreziku të mëtejshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)