“Zjarr aksidental”, policia reagon për flakët masive që dogjën 100 magazina e dyqane

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Tiranës, rreth katastrofës së të enjtes në mbrëmje, te ish-Uzina Dinamo. Shkak konfirmohet shkëndija elektrike.

10.01.2026. 13:22

“Zjarr aksidental”, policia reagon për flakët masive që dogjën 100 magazina e dyqane

“Zjarr aksidental, që ka ardhur si pasoje e një shkëndije elektrike”. Kështu e ka cilësuar Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zjarrin masiv që ra te tregu i ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë, uniformat blu dyshojnë se flakët që shkatërruan afro 100 magazina dhe dyqane, duke e bërë shkrumb tregun te rruga “5 maji”, theksohej se: “Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental dhe erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike”.

Nga flakët e mëdha, për të cilat u nevojiten disa orë të viheshin nën kontroll dhe rrezikuan godinat e banimit përreth, policia saktëson se “ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale”. Pasi u kryen veprime proceduriale, materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)