Erion Veliaj i pranishëm në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e avokates

Zhvillohet seanca paraprake, për të vendosur nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

19.01.2026. 12:44

Erion Veliaj i pranishëm në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e avokates

Erion Veliaj u paraqit sërish përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kryebashkiaku i Tiranës ishte i pranishëm edhe personalisht në seancën paraprake, aty ku trupa gjykuese pritej të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.

Avokatja e caktuar kryesisht, kërkoi gjatë seancës në GJKKO që ti jepej kohë shtesë për tu njohur me aktet hetimore, si edhe leje për tu takuar me Veliajn në ambientet e burgut. Megjithatë, kërkesa e saj u rrëzua nga Gjykata e Posaçme.

Në situatën e krijuar, togat e zeza në seancën paraprake, vendosën të shtynin gjyqin për një datë tjetër. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 2 shkurt.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)