Nëndrejtori i policisë së Tiranës u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK në dosjen AKSHI. Mësohet se në vend të tij tashmë është komanduar në detyrë Besmir Dervishi.
Ismaili është pjesë e dosjes pas hetimeve që lidhen me procedurat e tenderimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Besmir Dervishi ka mbajtur më herët postin drejtues të komisariateve nr. 3 dhe nr. 5 në kryeqytet. Së fundmi ai ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)