Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksin Memorial "Adem Jashari".
Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.
Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.
"Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.
Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.
Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë", shkroi Spiropali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)