Në pranga autori i dyshuar, në kërkim porositësi i djegies së dy makinave në Pogradec

Një seri djegiesh të qëllimshme automjetesh që tronditën Pogradec në muajt e fundit është zbardhur nga policia, ndërsa një 38-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim si porositës i dyshuar.

01.03.2026. 11:18

Operacioni i koduar “The last fire”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, dokumentoi dy raste të ndodhura më 28 dhjetor 2025 dhe më 26 shkurt 2026. Pas hetimeve intensive, u arrestua shtetasi J. T., 38 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizuan dhe dogjën dy automjete në lagjen nr.1 të qytetit, në pronësi të shtetasve A. M. dhe E. M., në periudha të ndryshme kohore.

Në kuadër të hetimeve, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, ndërsa nisi procedimi penal edhe ndaj J. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Puna vijon për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)