Një ditë pas protestës, largohet Proda, Sokol Bizhga përkohësisht në krye të Policisë së Shtetit

Lëvizje e papritur në kupolën e policisë. Pak më shumë se një vit pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, është bërë publik motivacioni i shkarkimit të Ilir Proda nga detyra e drejtorit të përgjithshëm.

01.03.2026. 14:44

Sipas arsyetimit zyrtar, largimi i tij lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së fundit të opozitës në Tiranë. Në dokument theksohet se gjatë tubimit “u rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të tjera të dhunshme.

Pas shkarkimit të Prodës, në krye të institucionit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga, i cili do të drejtojë Policinë e Shtetit deri në një vendim të ri për emërimin e drejtuesit të përhershëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)