“Balluku, rezultateve të jashtëzakonshme në punë”, Rama: Në rrethana të tjera nuk do të ishte larguar

Mes hetimeve të nisura nga SPAK dhe debatit publik për ndryshimet në kabinet, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me valën e fundit të shkarkimeve në qeveri, duke theksuar se ato kanë qenë të planifikuara më herët dhe pjesë e një qasjeje të re drejtuese.

01.03.2026. 11:00

Gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama u ndal veçanërisht te largimi i ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit parlamentar të Partia Socialiste ka diskutuar raportin mes politikës dhe drejtësisë, duke e cilësuar këtë fazë si një proces me arritje pozitive, por që kërkon ende adresim të mëtejshëm.

“Po aty ndava me deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri”, u shpreh Rama, duke theksuar se lëvizjet në kabinet janë të krahasueshme me riformatimin e një skuadre sportive, ku përshtatja dhe rifreskimi janë të domosdoshëm.

Ai nënvizoi se ndryshimet ishin të parapara, por shtoi se në rrethana të tjera, Balluku nuk do të ishte larguar, për shkak të “rezultateve të jashtëzakonshme në punë”. Rama paralajmëroi se do të mbajë një qëndrim më të detajuar pasi të shqyrtojë raportin e Këshillit të Mandateve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)