Tirana, nga njëra protestë te tjetra, Lapaj në shesh: Rrugët miliona euro po shemben para syve tanë
Thirrje për bashkim qytetar dhe akuza të forta për korrupsion shoqëruan protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, ku kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike dhe gjendjen e infrastrukturës.
Thirrje për bashkim qytetar dhe akuza të forta për korrupsion shoqëruan protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, ku kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike dhe gjendjen e infrastrukturës në vend.
Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj u ndal te investimet në rrugë, duke deklaruar se “rrugët miliona euro po shemben para syve tanë”, ndërsa vuri në pikëpyetje punën e ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Rrugët e Ballukut janë shembur, cilat janë punët e saj fantastike?”, u shpreh ai.
Sipas Lapajt, situata e infrastrukturës është tregues i asaj që ai e cilësoi si keqmenaxhim dhe shpërdorim i parave publike. Ai theksoi se protestat nuk janë thjesht reagim politik, por kërkesë për llogaridhënie dhe drejtësi.
Foto: LSA
“Jemi këtu për drejtësinë. Bashkim, qëndresë pa ndalim”, deklaroi kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë “kundër atyre që na vjedhin”.
Lapaj nënvizoi se ndryshimi, sipas tij, vjen nga angazhimi individual dhe kolektiv. “Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, tha ai, duke e vendosur theksin te mobilizimi qytetar si rrugë për të kërkuar një Shqipëri më të mirë.
Pasditen e së shtunës ishte Partia Demokratike, e cila protestoi në rrugët e Tiranës. Kjo protestë u shoqërua edhe me tensione dhe përplasje me forcat e rendit, por fatmirësisht pa të lënduar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Gjatë qëndrimit treditor në Zagreb, në kuadër të Forumit të International Democrat Union, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me aleatët e tij, zhvilloi një takim me ish-presidentin kroat Stipe Mesic.
Mereme Sela është skualifikuar nga gara për kreun e PD dhe për këtë ka reaguar zyrtarisht. Ajo ka deklaruar se skualifikimi i saj është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me rregullat e partisë. Ajo tha se njoftimin e ka marrë përmes mediave, duke e cilësuar këtë si të papranueshme.
Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandaluar vjedhjen e një automjeti në Dhërmi, ndërsa dy të rinj janë vënë në pranga pas një ndjekjeje që përfundoi në Vlorë.
Në fillim të vitit 2023 ai kishte dërguar një mesazh elektronik ku paralajmëronte shpërthim me bombë, duke e lidhur kërkesën e tij me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës, si edhe pretendonte se kishte rrëmbyer dy shtetas shqiptarë.
Sipas pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, prokurori në fjalë nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar funksionin, pasi nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk ka përfituar ndonjë përjashtim të ligjshëm.
Një 49-vjeçar është lokalizuar nga autoritetet policore dy vite pasi ishte larguar nga burgu dhe nuk u rikthye, duke thyer kështu lejen që kishte marrë.
Policia e Tiranës ka identifikuar një kat të tërë të ndërtuar mbi tarracën e një pallati në zonën e Rrugës së Kavajës. Ndërtimi ishte pa leje dhe është vënë në pranga një 57-vjeçar.
Emra të tjerë të përmendur në diskutimet politike si Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu nuk janë marrë në shqyrtim nga komisioni, me argumentin se nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike.
Komente (0)