Aksident me vdekje në Patok, kamioni godet motorin në krah të kundërt

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në superstradën Milot Fushë-Krujë.

25.02.2026. 16:26

Aksident me vdekje në Patok, kamioni godet motorin në krah të kundërt

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së mërkurës në aksin rrugor Milot Fushë-Krujë, në vendin e njohur si mbikalimi i Patokut.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një motor që po lëvizte në krah të kundërt të rrugës është goditur nga një kamion që po shkonte drejt Lezhës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe drejtuesi i motorit, L.B. 59 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë që drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me këtë aksident.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa janë dashur disa minuta për të rivendosur qarkullimin në normalitet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)