Albert Cara humbi të gjithë familjen e tij në tërmetin tragjik të nëntorit 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së Drejtues Zjarrfikës njëkohësisht dhe familjar i tij, Arben Cara, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
"Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri.
Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij. Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.
Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë", shkruan ai.
Albert Cara humbi në tërmetin tragjik familjen e tij, Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç si edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)