Vrau efektivin e Shqiponjave, Apeli i ul dënimin, Lamallari reagon ashpër

Vendimi i gjykatës për ndryshimin e masës së dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg për autorin e vrasje së policit Novruz Cenalia ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

10.04.2026. 14:27

Vrau efektivin e Shqiponjave, Apeli i ul dënimin, Lamallari reagon ashpër

Vendimi i gjykatës për ndryshimin e masës së dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg për autorin e vrasje së policit Novruz Cenalia ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. 

Në një postim në rrjetet sociale ministri thotë se një akt i tillë dekurajon kolegët me uniformë përveçse lëndon familjarët e të ndjerit, si dhe rrezikon të japë mesazh të gabuar për këdo që guxon ti kundërvihet ligjit. 

"Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë", thotë Lamallari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, kur viktima, efektiv i "Shqiponjave" ishte nisur për në punë, por ka debatuar me autorin Azgan Mërnica, të cilit i kishte tërhequr vëmendjen për lëvizjen me shpejtësi me automjetin e tij.

Në një moment i riu ka nxjerrë një pistoletë që mbante me vete dhe ka hapur zjarr duke i marrë jetën efektivit 28-vjeçar. I ndjeri për pak ditë do të martohej.

Autori u vetëdorëzua në polici 2 ditë pas ngjarjes. Ai u akuzua për “Vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në gjendje të parregullt”. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm. 

Por dy vite pas ngjarjes së rëndë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 35 vite burg Azgan Mërnicën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)