Kuvendi thërret Këshillin e Mandateve, PD kundërshton nismën e Peleshit: Akt i paprecedent
Opozita e cilëson si antikushtetues, duke argumentuar se procedura po zhvillohet në një moment kur ende nuk janë sqaruar përfundimisht efektet e vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është parashikuar të zhvillohet më 15 prill 2026. Mbledhja lidhet me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Sipas opozitës, zhvillimi i kësaj procedure në këtë moment, pa u zbardhur ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një akt të paprecedent dhe bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës. Demokratët theksojnë se një veprim i tillë injoron autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe cenon besimin e publikut në vendimet e saj.
Foto ilustruese
Në reagimin zyrtar, PD e cilëson njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues, duke argumentuar se procedura po zhvillohet në një moment kur ende nuk janë sqaruar përfundimisht efektet e vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. “Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhej në reagimin e Grupit Parlamentar të demokratëve.
Në reagimin e publikuar, opozita i referohet edhe rendit të ditës së mbledhjes, i cili parashikon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Sipas saj, projektvendimi përmban dispozita që janë shfuqizuar më herët nga Gjykata Kushtetuese, duke ngritur shqetësime për respektimin e vendimeve të saj dhe funksionimin e shtetit ligjor.
REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së:
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ky njoftim bëhet në kushtet kur projektvendimi përkatës përfshinë dispozita që janë shfuqizuar njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, duke injoruar autoritetin e kësaj të fundit dhe në shkelje të parimeve bazë të funksionimit të shtetit ligjor.
Secili qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtar kujtojnë se për 3 muaj, Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi refuzoi të thërriste mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me arsyetimin se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të Kryeministrit që nuk kishte asnjë lidhje me çështjen që shqyrtonte Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë që në rastin konkret, edhe pse rendi i ditës është qartësisht i lidhur me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të njoftuar në datën 23 Shkurt 2026, Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke e konsideruar këtë akt si të paprecedent, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon me forcë provokimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi dhe e konsideron njoftimin e bërë prej tij për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ende pa u njoftuar vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, si një veprim antikushtetues, që cënon parimet bazë të shtetit ligjor dhe cenon besimin e publikut tek autoriteti i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Italia një 49-vjeçar i kërkuar në Shqipëri pasi akuzohet se ka siguruar informacionin se ku ndodheshin tre persona, duke organizuar dhe koordinuar më pas me bashkëpunëtorët e tij duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.
Pas festimeve, gruaja e depozitoi biletën në bankë dhe më pas u zhduk, duke lënë partnerin në krizë dhe duke e shtyrë atë të paraqiste kallëzim te Guardia di Finanza.
Gjatë periudhës së tij në detyrë, Eric Adams ka shprehur në disa raste vlerësim dhe simpati për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe për Shqipërinë në përgjithësi.
Rritet bashkëpunimi për mbrojtjen, është theksuar rëndësia e misionit të KFOR-it në Kosovë, i cili mbetet një faktor kyç për sigurinë dhe paqen në rajon.
Rritja e kostove operative, sidomos për shkak të shtrenjtimit të karburantit, po e bën të pamundur vijimin normal të aktivitetit. Kërkohet skemë kompensimi e ngjashme me atë të vitit 2022.
Kryeministri zhvilloi takim me pensionistët e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë. Konfirmoi se deri më tani është aplikuar vetëm indeksimi, prezantoi skemën e re të rritjes dhe ndryshimet për vitet e ardhshme.
Vendimi i gjykatës për ndryshimin e masës së dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg për autorin e vrasje së policit Novruz Cenalia ka sjellë reagimin e ashpër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Heqja e çdo ndërtimi, objekti, tabele reklame, depozitimi materiali, brenda kufirit rrugor, zonës rrugore, brezit të rezervuar dhe hapësirave të nevojshme për fushëpamje e siguri rrugore, në segmentet rrugore kombëtare po evidentohen dhe do të hiqen.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një konferencë për mediat e quajti tymnajë se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit në BE ka ngecur. Duke e thjeshtëzuar ai thotë se Këshilli ka bërë disa pyetje dhe komisioni i jep përgjigjet. Shqipëria tha ai nuk është në atë tryezë.
Komente (0)