Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një konferencë për mediat e quajti tymnajë se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit në BE ka ngecur. Duke e thjeshtëzuar ai thotë se Këshilli ka bërë disa pyetje dhe komisioni i jep përgjigjet. Shqipëria tha ai nuk është në atë tryezë.
"Në këtë ministri dhe me ekipin tim do të jemi të angazhuar për diskutime të pandërprera. Ajo që është thelbi i mungesës së transparencës ka të bëjë me pozicionet negociuese të Shqipërisë. Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin negociues. Ky është një dokument i përgatitur nga grupi negociator. Në çdo konferencë ndërqeveritare që kemi bërë, Shqipëria ka shkuar me pozicion negociues.
Ka një ligj të miratuar në vitin 2015 që ka vendosur se pozicioni negociues do të duhej të ishte një dokument i rezervuar. Por në paraqitjet e delegacionit shqiptar, në paraqitjet tona në konferencat ndërqeveritare, aty ky është elementi kryesor, që është elementi i punës. Ne sot po i bëjmë reformat. Po mundohemi të shkojmë në mbylljen e kapitujve bazuar në atë dokument që është i përbashkët. Natyrisht, është qëndrim i vendeve anëtare, por ato janë edhe angazhime për ne. Ne nuk i diskutojmë ato", tha Ferit Hoxha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)