Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi kalimin e çështjes së tij në gjyq. Në kërkesën e paraqitur, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë në seancën paraprake të 9 shkurtit.
Kryebashkiaku i kryeqytetit pretendon se gjatë procesit janë kryer shkelje të rënda procedurale. Sipas tij, i është mohuar e drejta për t’u njohur plotësisht me dosjen, duke cenuar kështu standardet e një procesi të rregullt ligjor.
Po ashtu, Veliaj kërkon që të shpallen të pavlefshme të gjitha seancat gjyqësore të zhvilluara deri më tani. Nëpërmjet avokatëve të tij, ai ka vënë në dyshim mënyrën se si është ndjekur procedura nga GJKKO. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse gjatë procesit janë cenuar të drejtat kushtetuese të Veliajt dhe nëse vendimet e mëparshme do të shfuqizohen.
Foto: T&N Law Firm
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Italia një 49-vjeçar i kërkuar në Shqipëri pasi akuzohet se ka siguruar informacionin se ku ndodheshin tre persona, duke organizuar dhe koordinuar më pas me bashkëpunëtorët e tij duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.
Pas festimeve, gruaja e depozitoi biletën në bankë dhe më pas u zhduk, duke lënë partnerin në krizë dhe duke e shtyrë atë të paraqiste kallëzim te Guardia di Finanza.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një konferencë për mediat e quajti tymnajë se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit në BE ka ngecur. Duke e thjeshtëzuar ai thotë se Këshilli ka bërë disa pyetje dhe komisioni i jep përgjigjet. Shqipëria tha ai nuk është në atë tryezë.
Policia ka arrestuar një 14-vjeçar i cili i kishte vjedhur dy personave çantat e dorës me shuma parash. Ngjarja ka ndodhur para spitalit rajonal të Shkodrës. Atij i është sekuestruar dhe monopatin me të cilën dyshohet se ka blerë me paratë e vjedhura.
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga tarraca e hotelit në pronësi të tij. Sipas plicisë dyshohet se ka rënë aksidentalisht, teksa ndërroi jetë në spital.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi i pyetur nga gazetarët për situatën në Lindjen e Mesme, dhe armëpushimn e brishtë, se nëse Shqipëria do të lejojë përdorimin e bazave ajrore nga SHBA, tha se mbetet për tu vlerësuar.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ka kanosur me thikë punonjësen e një dyqani duke vjedhur një shumë parash. Mësohet se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Partia Demokratike për Portin e Durrësit, kreu i D-së Sali Berisha e cilësoi aferën më të madhe korruptive që Europa ka në tryezë.
Policia ka intensifikuar kontrollet në territor për mbjelljen e kanabisit. Së fundmi është zbuluar një serë në Malësinë e Madhe, ne fshatin Bratosh, ku janë gjetur të mbjellë në kubikë fara kanabis sativa.
Përmes një vendimi të qeverisë, mësuesit që kanë dalë në pension por dëshirojnë të përfshihen në programin e passhkollorit të qeverisë mund të bëhen pjesë e programeve.
Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se nga efekti i luftës në Iran, në Shqipëri janë rritur vetëm çmimet e perimeve, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
Komente (0)