"Vetëm çmimi i perimeve është rritur", Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë shtresat në nevojë

Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se nga efekti i luftës në Iran, në Shqipëri janë rritur vetëm çmimet e perimeve, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

10.04.2026. 10:18

“Që nga mesi i muajit mars kemi parë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve, por që prej fillimit të krizë kemi monitoruar çmimet. Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë  e perimeve dhe të gjitha kategoritë e tjera të ushqimeve nuk kanë reflektuar rritje. Garantoj publikun që ky shqetësim monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe diskutohet në çdo mbledhje të këshillit të Ministrave, pasi do kujdesemi të subvenciojmë të gjitha shtresat në nevojë me të ardhura të ulëta që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Garantojmë që pasojat e luftës do kenë ndikim mininal në ekonominë shqiptarë dhe në shtresat që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ajo.

Ajo vijoi se qeveria po monitoron tregun nëse ka rritje abuzuese çmimesh, sidomos të produkteve që nuk kanë lidhje me naftën. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)