U dënua me mbi dy vite, Vangjush Dako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kërkon pafajësinë në Gjykatën e lartë, pasi u dënua me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm të Tiranës.

10.04.2026. 09:38

Bashkë me të, rekurs në Gjykatën e Lartë kanë bërë edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të dënuar për shpërdorim detyre për tenderat e bashkisë. 

Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Në njërin rast është ndërtimi i një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.

Ndërsa rasti tjetër lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)