Kanos punonjësen e dyqanit me thikë dhe vjedh paratë, në pranga 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ka kanosur me thikë punonjësen e një dyqani duke vjedhur një shumë parash. Mësohet se ai ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

10.04.2026. 11:14

NJOFTIMI I POLICISE

Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.  

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim: 

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë. 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)