U vjedh çantat e dorës me para para spitalit dy personave, arrestohet i mituri

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar i cili i kishte vjedhur dy personave çantat e dorës me shuma parash. Ngjarja ka ndodhur para spitalit rajonal të Shkodrës. Atij i është sekuestruar dhe monopatin me të cilën dyshohet se ka blerë me paratë e vjedhura.

10.04.2026. 12:41

U vjedh çantat e dorës me para para spitalit dy personave, arrestohet i mituri

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar i cili i kishte vjedhur dy personave çantat e dorës me shuma parash. Ngjarja ka ndodhur para spitalit rajonal të Shkodrës. Atij i është sekuestruar dhe monopati me të cilën dyshohet se ka blerë me paratë e vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTE

Iu vodhi 2 shtetasve, çantat e dorës, ku ata mbanin shuma parash, kapet dhe vihet në pranga.   

Sekuestrohen një pjesë e parave të vjedhura dhe një monopatinë me të cilën lëvizte autori, të cilën dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, kapën dhe arrestuan një shtetas 14 vjeç.    

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorës, ku ai mbante një shumë parash.  
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantë e dorës, ku ajo mbante një shumë parash. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)