Programi passhkollor, Kumbaro: Të përfshihen dhe mësuesit në pension

Përmes një vendimi të qeverisë, mësuesit që kanë dalë në pension por dëshirojnë të përfshihen në programin e passhkollorit të qeverisë mund të bëhen pjesë e programeve.

10.04.2026. 10:34

Programi passhkollor, Kumbaro: Të përfshihen dhe mësuesit në pension

Përmes një vendimi të qeverisë, mësuesit që kanë dalë në pension por dëshirojnë të përfshihen në programin e passhkollorit të qeverisë mund të bëhen pjesë e programeve. 

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro foli pas mbledhjes së qeveisë ku tha se për ta do të ketë dhe paga dinjitoze.

"Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot këshilli i ministrave që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruara në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10. Jo vetëm kaq, por ne hapin listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyrueshëm dhe ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy tre orë të tjera, por e hapim këtë listë, tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktiv dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialist të ndryshëm të arteve, të muzikës për artizanë", tha Kumbaro. 

Ajo tha se qeveria ka në dispozicin dhe fondin për shpërblime për mësuesit që punojnë jashtë orarit. 

"Ministia ka vënë në dispozicion dhe një shumë parash për mësuesit, shpërblime që ata punojnë jashtë orarit dhe mjetet e nevojshme për t'i bërë të gjitha këto. Në shtator të jetë me një organizim më të mirë, paga më të mira dhe kalendar më të mirë të aktivitetit pas shkollor", viji ajo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)