Veshje kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, ndalohet në rrugën Tiranë- Elbasan i riu

Një 26-vjeçar ishte duke transportuar veshje të ndryshme, imitime të markav të njohura, që ishin kontrabandë. Vlera e tyre kap shifrën e 45 mijë eurove, teksa i riu nga Korça është arrestuar.

10.04.2026. 09:25

NJOFTIMI I PLOTE

Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.         

Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.       

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong ëay”.  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.  

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
 
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)