Digjen 4 automjete betoniere në Vlorë, një person i spërkati me benzinë dhe i vuri flakën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e Fushë Dukatit në Vlorë, ku katër automjete betoniere janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri betoni në pronësi të biznesmenit Blerti Mëhillaj.

22.05.2026. 08:11

Sipas të dhënave paraprake, mjetet e tonazhit të rëndë kanë qenë të parkuara në ambientet e nyjës së betonit kur ka shpërthyer zjarri. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë gjatë natës, ka spërkatur automjetet me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

Si pasojë, katër betoniere janë dëmtuar rëndë nga zjarri, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

Burime paraprake bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me konfliktet e mundshme të pronarit të biznesit, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivet e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)