Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 9 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Rijetëzimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë do të kushtojë jo më pak se 120 milionë euro. Ministri i Financave Petrit Malaj zbuloi kostot e këtij projekti në seancën e sotme plenare.
Në seancën plenare të kësaj të enjteje, Parlamentit iu paraqitën tre projektligje të rëndësishme për marrëveshjet e kredisë dhe grantit që do të sigurojnë financimin e rehabilitimit dhe modernizimit të linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një ndër projektet më strategjike të transportit në vend.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, e cilësoi këtë projekt si thelbësor për rindërtimin e korridoreve hekurudhore kombëtare dhe integrimin me rrjetet europiane.
“Ky projekt shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII. Nuk është thjesht një ndërhyrje teknike mbi një trase hekurudhore, por një investim strategjik në garantimin e një ndërlidhjeje kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Malaj nga foltorja e Kuvendit.
Sipas ministrit, vlera totale e projektit arrin në 120.5 milionë euro, të siguruara përmes bashkëpunimit me BERZH, BEI dhe BE-në.
“Konkretisht, një kredi prej 30 milionë euro nga BERZH, një kredi tjetër prej 30 milionë euro nga BEI dhe një grant prej 60.5 milionë euro nga Bashkimi Europian përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, sqaroi ai.
Më tej shefi i Financave theksoi se rehabilitimi i hekurudhës Durrës–Rrogozhinë synon të krijojë efekte të shumëfishta ekonomike, logjistike dhe mjedisore.
“Ky projekt përfaqëson angazhimin e shtetit shqiptar për modernizimin e rrjetit të transportit, rritjen e ndërlidhjes ekonomike me rajonin dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe sociale”, nënvizoi ministri.
Projekti në fjalë pritet të sjellë një sërë përmirësimesh strategjike në infrastrukturën hekurudhore si forcimi i lidhjes midis Portit të Durrësit dhe qendrave industriale e logjistike të vendit, integrimin me linjën Durrës–Tiranë, aktualisht në ndërtim, dhe më tej me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, por edhe ndërlidhjen me segmentin Vorë–Hani i Hotit.
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 45 min më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Bashkia Mat do të shndërrojë qytetin e Burrelit në një qendër të gjallë aktivitetesh më 1 dhe 2 maj, në kuadër të 104-vjetorit të themelimit të tij si Qendër Administrative e Nënprefekturës Mat.
14:19 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit është paraqitur si dëshmitar në gjyqin për dosjen "Partizani", për të cilën akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Balla tha se kallëzimi nuk ishte vendim i Grupit të PS dhe zbuloi si siguroi dokumentet e dorëzuara në SPAK.
14:07 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Një ndër ata që që përjashtohet sipas Nokës është ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin me ironi e quajti “Gysi”, si referencë për biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Madje Noka shkoi edhe më tej duke aluduar se Salianji është administratori i bizneseve që zotëron Agasi.
13:44 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Burrel- Klos, duke shkaktuar bllokim të rrugës dhe një radhë të gjatë makinash.
13:20 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Tirana do të jetë pjesë e turit të koncerteve të Kanye West dhe kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. "11 korrik në Tiranë", shkruan ai në një postim në rrjetet sociale me një foto të posterit të turit të artistit.
13:08 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Në të njëjtën ditë ku dhe u publikua raporti i Indeksit të Lirisë së Medias kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia për Media dhe Informim është vlerësuar pozitivisht nga raporti i Sigma-OECD.
12:57 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)