I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 19 h më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i OECD tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.
Sipas Monitor, ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.
OECD nënvizon se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e gjatë dhe e vështirë. Edhe pse Shqipëria regjistron rritje reale të produktivitetit, ritmi aktual nuk premton një mbyllje të shpejtë të hendekut me BE-në.
OECD vëren se asnjë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.
Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës
Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet rritja e mëtejshme e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, duke siguruar që rritja e pagave të jetë e balancuar me rritjen e produktivitetit, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet konkurrueshmëria në tregun ndërkombëtar.
Sakaq rruga e konvergjencës me BE do të vështirësohet nga zhvillimet demografike dhe sfidat financiare që po krijojnë një udhëkryq kritik për ekonominë shqiptare. Sipas studimit të OECD-së Shqipëria po përballet me një tkurrje alarmante të forcës së punës, ku popullsia në moshë pune ka rënë me 18% që prej vitit 2011.
Kjo rënie, e nxitur kryesisht nga emigracioni i profileve të kualifikuara në teknologji, inxhinieri dhe shkenca të aplikuara, po godet drejtpërdrejt aftësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të përthithur teknologji të reja dhe për të konkurruar në treg.
Ndërkohë që papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, vihet re një mospërputhje e thellë mes asaj që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës, duke e bërë gjetjen e talenteve një sfidë thuajse të pamundur për bizneset e vogla.
Përveç krizës së krahut të punës, Shqipëria dhe rajoni vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet e rrepta në aksesin ndaj financave. NVM-të përballen me kërkesa shumë më të larta për kolateral në krahasim me firmat e mëdha, për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar nga bankat.
Ndërsa Kosova veçohet si lider rajonal për kornizën më të zhvilluar të garancisë kreditore, në pjesën tjetër të rajonit, përfshirë Shqipërinë, instrumentet alternative mbeten pothuajse të pashfrytëzuara.
Kjo mungesë likuiditeti dhe mjetesh financiare vjen në një moment kritik kur bizneset duhet të investojnë masivisht në tranzicionin e gjelbër dhe digjital për t’u integruar në Bashkimin Evropian, procese këto që kërkojnë si kapital të konsiderueshëm, ashtu edhe fuqi punëtore të specializuar.
Opozita në Kuvend ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për mocion me debat për raportin e Komisionit Europian për Integrimin. Gazment Bardhi tha se Rama në këtë sesion në Kuvend ka ardhur vetëm dy herë, duke e quajtur "kryeministër karton".
11:00 3 min më parë14.05.2026.
Autori
Ish ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha janë përplasur sërish në Kuvend.
10:51 12 min më parë14.05.2026.
Autori
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po e përdor procesin e integrimit për qëllime politike dhe se po shmang transparencën ndaj qytetarëve.
10:47 16 min më parë14.05.2026.
Autori
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon rikthimin në funksionet publike, ndërsa përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera.
10:43 20 min më parë14.05.2026.
Autori
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
09:45 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Në rastet kur ndodhin ndryshime në kapacitetet e strukturave akomoduese, në zonat e plazhit apo në zhvillimet përgjatë vijës bregdetare, çdo modifikim i marrëveshjeve do të mund të bëhet vetëm me miratimin e të dyja palëve.
19:23 15 h më parë13.05.2026.
Autori
Shoqëritë e transportit urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria për përballimin e kostove të karburantit, pas vendimit të ri të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
18:38 16 h më parë13.05.2026.
Autori
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve në Shqipëri, duke përcaktuar tarifat e reja tavan për naftën dhe benzinën.
16:11 18 h më parë13.05.2026.
Autori
Partia Demokratike ka paraqitur një sërë propozimesh për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, që kanë të bëjnë me oraret e seancave, pezullimin e deputetëve dhe kohën e përgjigjes së interpelancave.
14:46 20 h më parë13.05.2026.
Autori
Komente (0)