Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Operacionalja 75”, gjatë të cilit u arrestuan dy anëtarët e grupit të Ervis Martinajt, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e fundit në zonën e Dobraçit dhe Fushë Kuqes, në fund të të cilit u vunë në pranga dy persona.
Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, për të cilët GJKKO ka caktuar masat e sigurisë arrest me burg për veprat penale, grup i strukturuar kriminal dhe sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal.
Në momentin e arrestimit, dy personave iu sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Dy personat cilësohen si pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Ervin Merlika ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pasi dyshohet se ka qenë pjesë e planit të organizuar nga Ervis Martinaj për vrasjen e Indrit Dokles.
Ndërsa Fredi Xhixha dyshohet se ishte ura lidhëse mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Vëllai i Xhixhës gjithashtu, rezulton i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 7 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
17:54 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 10 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 10 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 11 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)