Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë paraqitjen e tij në SPAK këtë të hënë, teksa ka folur për mediat se institucionet e drejtësisë nuk ka guxuar të reagojë ndaj sulmeve të Ramës ndaj drejtësisë.
"Në serialin e pafundmë të sharjeve të Edi Ramës ndaj Skapit që devijoi rrugën e partisë, ndaj gjykatës, ndaj prokurorëve, këta zyrtarë të themi të vërtetën nuk duhet të prish gojën, por këta meritojnë të quhen vetëm llum-zyrtarë, nuk guxojnë të bëjnë qoftë dhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të këtyre institucioneve. Keni parë ju një deklaratë të KLGJ-së, ILD-së, të Prokurorit të Përgjithshëm në mbrojtje të institucioneve gjatë sulmeve që u bënë për hir të Lubisë, ai në fakt i bëri për veten e vet, por sulmet lidheshin me dosjen e Lubisë, dhe ata nuk shqipëronin dot një fjalë të vetme në mbrojtje të institucioneve sepse institucionet u sulmuan në mënyrën më të egër", tha Berisha.
Ai shtoi se sovrani do të thotë fjalën e tij dhe se Rama të mos mendojë se e ka mbyllur dosjen e vet.
"Kurse, meqenëse jam këtu, i them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde. Kurrë! Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)