Policia e Shkodrës ka marr një kallëzim nga nënë e bir nga fshati Koderbojë i Pukës, ku një 61-vjeçar ka kanosur me sëpatë bashkëshorten dhe djalin dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.
Menjëherë policia është nisur drejt vendngjarjes duke arrestuar T.GJ. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për kontroll nga mjeku psikiatër, pasi ka epikrizë për probleme të shëndetit mendor.
"T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre. Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)