Punësoi të renë si dizajnuese bizhush, abuzon seksualisht me të dhe e shantazhon

Një 48-vjeçar, shtetas i huaj është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga një 21-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të.

16.03.2026. 10:51

Sipas informacioneve të policisë, e reja ishte punësuar nga shtetasi i huaj si dizajnuese për bizhu të cilat i shiste online. Ajo punonte në një banesë të marë me qira prej 48-vjeçarit, ku dhe ndodhi abuzimi seksual. Më pas ai e shantazhonte se do t'i tregonte familjarëve të saj.

"Ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës", thotë policia e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)