Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 5 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Avokati Maks Haxhia nga dyert e SPAK-ut, ka zbuluar sot vendodhjen e klientit të tij Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, pasi mbi të rëndojnë tre akuza si pjesë e dosjes hetimore për aferat me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maks Haxhia në një komunikim për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka përfituar asnjë tender nga buxheti i shtetit dhe nuk ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK, si pjesë e hetimit për afera me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Haxhia sqaroi se sot në SPAK ka tërhequr një dokument në emër të klientit të tij dhe më tej bëri me dije se Agasi ndodhet aktualisht jashtë vendit për arsye biznesi. Sipas tij, sapo të rikthehet në Shqipëri, Agasi do të paraqitet në SPAK për t’u përballur me drejtësinë.
“Nuk ka asnjë provë që zoti Agasi të jetë marrë me tendera. Nuk njihet as me personin që pretendohet se i është hequr liria. Ai nuk është arratisur. Është në një shtet tjetër duke lidhur një marrëveshje biznesi. Kur të kthehet, do të përballet me drejtësinë”, u shpreh Haxhia.
SPAK e ka shpallur në kërkim Ergys Agasin për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, në lidhje me pretendimet për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, me qëllim tërheqjen e tij nga tendera të AKSHI-t.
Por avokati i tij mohoi kategorikisht çdo lidhje të Agasit me AKSHI-n apo me personat e përmendur në dosje. Haxhia theksoi se Agasi është biznesmen dhe nuk ka ushtruar asnjë funksion shtetëror.
“Nuk përputhen veprimtaritë e tij me ato të AKSHI-it. Zoti Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat publike, nga taksat dhe tatimet e qytetarëve”, tha ai.
Sa i përket filmimeve të përmendura në hetim, Haxhia tha se ato janë pjesë e një sistemi sigurie, pas tentativave të mëparshme për vjedhje ndaj Agasit. “Nuk regjistrojnë zëra, por vetëm lëvizje”, sqaroi ai.
Në fund, Haxhia akuzoi se çështja po përdoret politikisht dhe se publikimi i kontrolleve dhe hetimeve në media e komprometon SPAK-un.
“Momenti po shfrytëzohet politikisht dhe po shihet Agasi si zv/kryeministër. Të gjitha këto do të ndiqen në rrugë ligjore”, përfundoi ai.
Taulant Balla deklaroi se pret vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e PD për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
19:42 31 min më parë23.02.2026.
Autori
Në Foltoren e radhës para kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se zv.kryeministrja Balluku, sipas prokurorisë rrezikon 36 vite burg për krimet e kryera.
19:22 51 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
16:03 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)