Policia e Velipojë ka zbuluar një banesë brenda së cilës u gjetën dhjetëra bimë narkotike.
Në kuadër të operacionit “Neonët” 4 u bë i mundur evidentimi i kësaj banese e cila ishte marrë me qira dhe përdorej për kultivimin e bimëve narkotike.
Për këtë aktivitet kriminal është vënë në pranga 22-vjeçari Gjovalin Binaku që kultivonte bimët narkotike dhe një punonjës i OSHEE për shpërdorim detyre. Po ashtu janë vënë në hetim dhe dy punonjës të tjerë.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)