Vidhte targat e makinave, policia arreston hajdutin e dyshimtë

Policia në Korçë ka arrestuar një të ri që vidhte targat e automjeteve. Policia dyshon se targat mund të përdoreshin për ngjarje kriminale.

29.12.2025. 16:43

Vidhte targat e makinave, policia arreston hajdutin e dyshimtë

Policia në Korçë ka vënë në pranga një 23 vjeçar pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së targave të 5 automjeteve në qytetin verilindor.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit D.V. 23 vjeç, i dyshuar si përgjegjës për këto vjedhje.

Policia gjeti në banesën e të riut targat dhe po heton për shkaqet që e çuan D.V. për marrjen e tyre, pasi dyshohet se ato mund të përdoreshin në ndonjë ngjarje kriminale.

I riu nuk ka deklaruar detaje për policinë, teksa po punohet për gjetjen e pronarëve të targave të vjedhura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)