Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, pasi dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta plagosi me thikë punonjësin e sigurisë në spitalin Memorial.
Sipas të dhënave, i arrestuarit është shtetasi Shkëlqim Murati, i cili akuzohet se sulmoi rojen pas një debati për parkimin e mjetit.
Murati kishte parkuar brenda rrethimit të spitalit dhe kishte bllokuar kalimin e ambulancës. Për këtë arsye punonjësit i sigurisë kishte hyrë në makinë dhe e kishte lëvizur.
Në këto moment ka nisur dhe debati ku Murati i kërkonte llogari punonjësit për veprimin e tij. Sherri degradoi në fyerje e më pas deri në përdorimin e armëve të ftohta.
I plagosuri ka marrë plagë në duar dhe ndodhet jashtë rrezikut, teksa autori është vënë në pranga dhe po merret në pyetje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)