Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri brenda një ambienti të përshtatur për banim, në katin e parë të një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Edmond Angjelini është gjetur pa ndjenja dhe i djegur dhe u transportua me urgjencë për ndihmë mjekësore, ku ndërroi jetë.
Ngjarja është konstatuar pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kanë ndjerë erë të fortë djegieje dhe tym që dilte nga ambienti.
Si masë sigurie, energjia elektrike është ndërprerë për rreth një orë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, për të shmangur rreziqe të mëtejshme për banorët.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e një kontakti aksidental me rrymën elektrike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)