Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të shtetasit Ilber Domi të cilat dyshohet se janë blerë me para të përfituara nga aktiviteti kriminal i drogës.
Sipas njoftimit, Domi ishte shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, si edhe mbajtjes dhe shitjes së armëve luftarake dhe municioneve.
Hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal i tij është ushtruar gjatë viteve 2019–2020. Pikërisht në këtë periudhë, sipas Prokurorisë, janë gjeneruar të ardhura të konsiderueshme nga shitja e drogës, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas për të blerë pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Për këtë arsye, Prokuroria vlerëson se Domi dhe familjarët e tij nuk kanë pasur mundësi financiare të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive dhe se ato dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Si pasojë, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e këtyre pasurive: Një sipërfaqe toke (arë) prej 850 metrash katrorë në zonën e Zall Herrit, Tiranë dhe një njësi pasurie me sipërfaqe bruto 98.8 metra katrorë dhe dy poste parkimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)