I dogji krevatin ish-bashkëjetuesit, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton ti vejë flakën edhe makinës

Drejtuesja e Antitrafikut, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si edhe ka tentuar një tjetër hakmarrje ndaj ish-partnerit.

10.01.2026. 14:55

I dogji krevatin ish-bashkëjetuesit, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton ti vejë flakën edhe makinës

Vetëm pak ditë pasi u ndalua nga policia, me akuzat e kërcënimit të një shtetasit të huaj, si edhe sepse i dogji krevatin personit me të cilin kishte bashkëjetuar, Drejtoresha e Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime, përfshihet në një tjetër skandal.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 43-vjeçarja është arrestuar sërish nga specialistët e krimeve të Komisariatit Nr. 4. Akuza lidhet me dyshimin se Bime ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si edhe ka tentuar që ti djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

• arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)