Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përmes operacionit "Green Flat" Policia e Sarandës ka arritur të gjejë një apartament në një pallat në mes të Sarandës, që ishte përshtatur si shtëpi bari.
Përmes operacionit "Green Flat" Policia e Sarandës ka arritur të gjejë një apartament në një pallat në mes të Sarandës, që ishte përshtatur si shtëpi bari.
Gjatë operacionit u sekuestruan 26 kg kanabis, dhe u vu në pranga një 30-vjeçar. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, ndërsa janë proceduar dhe katër punonjës të OSHEE. Mësohet se apartamenti furnizohej me lidhje të paligjshme energjie.
NJOFTIMI I PLOTE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.
Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një sherr në ambientet e një lokali në Lezhë është shënuar rreth mesditës së të hënës. Sipas informacionit paraprak të policisë dy kushërinj GJ. M dhe N.M janë konfliktuar me babë e bir, G.N rreth 53 vjeç, dhe K.N rreth 20 vjeç.
14:30 14 min më parë12.01.2026.
Autori
Shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se investimet e viteve të fundit arrijnë vlerën mbi 1,5 miliardë euro.
14:21 23 min më parë12.01.2026.
Autori
Për të gjithë ata që kanë planifikuar udhëtime gjatë kësaj mesjave, u dha njoftimi se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 20:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit.
13:40 1 h më parë12.01.2026.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të hënë tha se me opozitën do të bashkëpunojnë e shumë faktorë të tjerë, por pa bërë përcaktime, në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
13:39 1 h më parë12.01.2026.
Autori
Gjatë 24 orëve të fundit, moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit.
13:14 1 h më parë12.01.2026.
Autori
Ashtu siç kishte paralajmeruar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për "shpërdorim detyre" ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, lidhur me çështjen "Balluku".
12:41 2 h më parë12.01.2026.
Autori
Deputeti demokrat Belind Këlliçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.
12:14 2 h më parë12.01.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari i cili vodhi një shumë parash në lokalin ku ishte punësuar. Kanë qenë kamerat e lokalit ato që kanë zbuluar gjithçka pas ankesës së menaxherit të subjektit.
11:51 2 h më parë12.01.2026.
Autori
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në konferencën me temë "Cilësia e drejtësisë në Shqipëri", tha se ka ende dosje stok, e për këtë duhet të shtohet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
10:59 3 h më parë12.01.2026.
Autori
Komente (0)