Një tragjedi ka ndodhur në një banesë në Rughi të procincës së Luccës, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën të intoksikuar nga monoksidi i karbonit.
Tragjedia ndodhi të mërkurën në mbrëmje, teksa identiteti i viktimave ende nuk bëhet me dije.
Një person i pestë u dërgua i gjallë në Spitalin Cisanello në Piza në një gjendje kritike dhe nuk besohet të jetë në gjendje kërcënuese për jetën.
Alarmi u dha nga një i afërm pas orës 20:00 të mbrëmjes, i cili u përpoq t'i kontaktonte, por ata nuk u përgjigjën. Zbulimi u bë në mbrëmje, por ende nuk është e qartë se në çfarë ore mund të ketë ndodhur vdekja.
Një makinë mjekësore nga Lucca, ambulanca nga Kryqi i Kuq i Lucca-s, Kryqi i Gjelbër i Porcarit dhe Misericordia di Santa Gemma Galgani shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për familjen.
Policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)