Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Tri Ura” në Lushnje, ku një automjet tip BMW është përplasur me një kalë që i ka dalë papritur përpara. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e pashmangshme, pasi drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovrojë në kohë, edhe për shkak të errësirës në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, pasagjerja në automjet, bashkëshortja e shoferit, ka mbetur e lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. Ndërkohë, raportohet se kafsha ka ngordhur si pasojë e përplasjes.
Ky segment rrugor, që lidh Lushnjen me autostradën në drejtim të Grabjanit dhe Çermës, konsiderohet mjaft i rrezikshëm, sidomos gjatë natës dhe në kushte të dukshmërisë së ulët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)