Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurë në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku një këmbësor humbi jetën në vendngjarje.

18.02.2026. 19:53

Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurë në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku një këmbësor humbi jetën në vendngjarje. Rreth orës 19:25, shtetasi 52-vjeçar G. Sh., duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Drejtuesi i automjetit, G. Sh., u shoqërua menjëherë në Komisariat për veprime të mëtejshme nga autoritetet.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik. Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe po shqyrtojnë çdo element të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)