“Furnitorit” të dyshuar të atentatit në Rinas i gjendet arsenal armësh e municionesh

Një ambient i kthyer në një bazë për ruajtjen e armëve e municioneve është zbuluar nga policia në fshatin Zall të Fushë Krujës dhe në kërkim si posedues i tyre është shpallur 49-vjeçari Ylli Zalla, i dyshuar si "furnitori" i ekzekutorëve të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, në atentatin e Rinasit.

20.02.2026. 13:57

“Furnitorit” të dyshuar të atentatit në Rinas i gjendet arsenal armësh e municionesh

Një arsenal i vërtetë armësh është gjetur në banesën e një 49-vjeçari, që ishte në kërkim nga policia prej 14 nëntorit, pasi dyshohet se ka furnizuar me armë autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri (Shaljani).

Këtë të premte efektivët e Policisë së Krujës kanë mësyrë në një banesë në fshatin Zall të Fushë Krujës, ku janë sekuestruar disa armë, municion, uniforma policie dhe kanabis.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njofton policia.

Blutë e Krujës sqarojnë se poseduesi i dyshuar i këtij arsenali armësh e municionesh është 49-vjeçari Ylli Zalla, ndaj po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)