“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Procesi për tragjedinë e Gërdec vijon të shoqërohet me përplasje procedurale në sallën e gjyqit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes në themel.

24.02.2026. 09:39

Kërkesa është paraqitur përmes avokatit mbrojtës, i cili i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykata e Lartë të korrikut 2025.

Sipas argumentit të mbrojtjes, një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake mund të vijojë si gjyqtare e çështjes vetëm në rast se procedohet me gjykim të shkurtuar, dhe jo me procedurë të zakonshme, si në rastin e Mediut. Vendimi për kërkesën pritet të merret në seancat në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)